Specialja tregon për punën e saj gjatë kësaj jave

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle ka treguar për punën e kësaj gjykatë gjatë kësaj jave.
Doyle tregoi se në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit gjatë javës janë pranuar katër viktima për të marrë pjesë ndërsa një tjetër është refuzuar.
Ai tha se në prova materiale është pranuar me shkrim dëshmia e katër dëshmitarëve sipas rregullës 155. Ndërsa, një dëshmi tjetër ishte refuzuar që të pranohet në prova. E po ashtu, e një tjetrit ishte refuzuar të pranohet.
“Në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, Gjykatësja e Procedurës Paraprake zgjati afatin për Prokurorinë për t’iu përgjigjur mocioneve paraprake të Mbrojtjes në atë çështje. Kjo ishte pas dy zgjatjeve të afatit të miratuara më parë për Mbrojtjen. Para fillimit të gjykimit, i akuzuari ka të drejtë t’i dorëzojë mocione paraprake Gjykatëses së Procedurës Paraprake, me anë të të cilave cilat ai, për shembull, mund të kundërshtojë juridiksionin e Dhomave të Specializuara ose të pretendojë mangësi në formën e aktakuzës”, tha ai tutje.
Lidhur me këtë rast, Doyle tha se Ekipet e Mbrojtjes kanë dorëzuar pesë mocione paraprake.
Doyle tregoi edhe për seancat e Apelit në rastin e Pjetër Shalës ku tha se seanca e fundit u mbajt me 16 maj 2025 në të cilën e mori fjalën edhe vetë i akuzuari.