
Një nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” në Prizren është përballur sot me një situatë emergjente, pasi një pjesë e lapsit kimik i kishte mbetur në fyt, duke ia vështirësuar frymëmarrjen.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të stafit të shkollës, është arritur që nxënësit t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, duke parandaluar pasoja më të rënda.
Pas ngjarjes, shkolla ka shprehur mirënjohje për personelin që u përfshi në këtë situatë, duke vlerësuar gatishmërinë, guximin dhe profesionalizmin e treguar në momentin kritik të ngjarjes.



