
E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditës do të ketë intervale me diell, me zhvillim të vranësirave të pakta deri në mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.



