Edhe një dështim i seancës, kryesuesi Dehari ia ndërpren fjalën deputetes Musliu

As në përpjekjen e 51-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nëse ke pak moral njerëzor…”, iu drejtua deputetja e PDK-së Ganimete Musliut kryesuesit Dehari.

Kryesuesi Avni Dehari ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliut të PDK-së.

Musliu iu afrua Deharit, u fjalosën dhe kryesuesi e shpalli të ndërprerë seancën dhe ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button