EKSKLUZIVE: PDK, AAK dhe NISMA pritet ta mbështesin Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës

Fushata për balotazhin e zgjedhjeve lokale do të nisë më 3 nëntor, për komunat ku asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë fitore në raundin e parë.

Sipas burimeve të TandemPress, në Prishtinë, partitë PDK, AAK dhe NISMA pritet ta mbështesin kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, në garën kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku.

Edhe pse nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje zyrtare apo publike mes partive, burimet tona bëjnë të ditur se mbështetja ndaj Ramës tashmë është dakorduar në nivel të strukturave lokale. Kjo lëvizje shihet si përpjekje për ta bashkuar spektrin opozitar përballë Vetëvendosjes në kryeqytet.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Përparim Rama ka marrë 33.71% të votave në raundin e parë, ndërsa Hajrullah Çeku ka siguruar 33.21%.


Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse mbështetja e partive opozitare do të bëhet publike apo do të mbetet në nivel jozyrtar./TANDEMPRESS/

Artikuj të tjerë

Back to top button