Lajme

Konfirmohet ‘përçarja’ në Prishtinë: PDK thotë se Rama u revanshua për Badovcin me shkarkimin e drejtorit të tyre

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e ka ndërlidhur me kundërshtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për këmbimin e pronave komunale me ato private në Badoc, shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu nga kryetari Përparim Rama.

Ajo ka thënë se Rama në dhjetor kishte dhënë urdhër për fillimin e procedurave të prokurorimit për digjitalizimin në arsim pa njohurinë e saj, dhe më pas, kjo ka thënë se nuk kishte pranuar ta nënshkruajë.

Reagimi i plotë:

Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë.

Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revash politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.

Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun iu bashkuam qeverisjes në Prishtinë. Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button