Lajme

Mungesa e ngrohjes ndërpren procesin e numërimit në Pejë

Telashet me ngrohje në palestrën sportive “Karagaçi” në Pejë, kanë bërë që të ndalohet numërimi i votave atje.

Kryetari i KKZ-së në Pejë, tha se iu ka pamundësuar të gjithë zyrtarëve të cilët veçse ishin të anagazhuar për çështjen e numërimit të këtyre votave, për shkak se temperaturat në palestër kanë qenë të ulëta.

Të njëjtit, kanë kërkuar që të zhvendosen në një hapësirë tjetër , meqenëse kjo sipas tyre nuk i plotëson nevojat të cilat kanë për të kryer një process të mirëfilltë.

Ndërsa menaxheri i sallës sportive, Egzon Gjuka tha se ngrohja këtu ka qenë pa defekte, deri në ditën e sotme, por janë duke punuar për të rregulluar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button