
Eskorta që shoqëron presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është parë gjatë ditës së sotme duke kaluar kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndonëse u raportua se e para vendit po shkon drejt Tiranës për protestën pro-UÇK, kjo del të jetë e pavërtetë.
Burime të sigurta të Klankosova.tv brenda Presidencës bëjnë të ditur se arsyeja e shkuarjes së Osmanit në Tiranë lidhet me një arsye private.
Thuhet po ashtu se shkuarja e Presidentes në Shqipëri nuk ka pasur për qëllim të korrespondojë me ditën e mbajtjes së protestës mbarëkombëtare në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët.
Mediat në Shqipëri raportuan paraditen e sotme se presidentja Osmani është nisur për të marrë pjesë në protestën në Tiranë, raportim ky që doli të jetë i pakonfirmuar.
Raportimin e tyre e transmetuan edhe disa media në Kosovë.