
Skuadra e Prishtinës ka larguar trajnerin francez, Jean-Michel Cavallin.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Superliga e Kosovës në Facebook, transmeton TandemPress.
Cavalli ka probleme shëndetësore dhe kjo është një prej arsyeve të largimit.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli. E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional”, thuhet në deklaratë.
Prishtina ka pësuar disfatë në ndeshjen e fundit si mysafir nga Malisheva 1:0, ndërsa duelin e radhës e ka kundër Suharekës po ashtu si mysafire më 12 prill, në kuadër të xhiros së 28-të
Skuadra renditet e pesta në tabelë me 35 pikë, pas 27 xhirosh. Në pesë xhirot e fundit ka shënuar një fitore, dy humbje dhe dy barazime.