Ballina

Ish-kryeinspektori i AKI-së kritika ndaj Kurtit: Çfarë mesazhi dërgon kur shmang flamurin e shtetit që drejton

Ish-kryeinpsektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe partinë që drejton për mos pasjen e asnjë flamuri të Kosovës në tubimin zgjedhor në Gjakovë.

Ai ka thënë se me këtë, po dërgon mesazh se shtetin që e drejton, po e trajton si të përkohshëm, duke e dëmtuar legjitimitetin e tij.

Shkrimi i plotë i Ramadanit:

Lidershipi i vërtetë promovon simbolet e shtetit, nuk i shmang ato!

Çfarë mesazhi dërgon një parti në fushatë zgjedhore kur shmang flamurin e shtetit që drejton? Pse kjo është nënvlerësim i sovranitetit të shtetit të Kosovës?

Kjo krijon përshtypjen se shteti aktual trajtohet si i përkohshëm dhe pa dilemë dëmton legjitimitetin e shtetit. Kjo është edhe goditje ndaj krenarisë së popullit, që nënkupton shtetin, sovranitetin dhe pavarësinë e arritur me sakrifica!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button