Ballina

Plagosja në Prishtinë, Policia jep detaje: Kemi identifikuar të dyshuarin dhe dy vetura të përfshira

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 19:00, në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, me çrast një person mbeti i plagosur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësini Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

”Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën  “Mine Peza” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur  nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka identifikuar  një të dyshuar të  përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura,  ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, th ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button