NdërkombëtareLajme

Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar

Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona të Kalifornisë, pasi u la vetëm në një makinë të mbyllur në temperatura ekstreme prej 43 gradë Celsius, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi më 17 qershor dhe është dokumentuar nga kamerat e trupit të oficerëve të policisë që ndërhynë me urgjencë pas një telefonate alarmuese.

Sipas Departamentit të Policisë së Corona-s, oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën fëmijën në sediljen e pasme të automjetit me motor të fikur dhe dritare të mbyllura. “Duke parë rrezikun e menjëhershëm për jetën e foshnjës, oficerët përdorën një levë për të thyer xhamin dhe për ta nxjerrë fëmijën në siguri,” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas shpëtimit, policët e mbajtën në krahë foshnjën dhe u përpoqën ta qetësonin, ndërsa i ofruan ndihmë të parë në vend.

Ende nuk është bërë e ditur sa kohë ka qëndruar fëmija brenda në makinë, ndërsa hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.

Policia ka publikuar pamjet e incidentit për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi rreziqet që sjell lënia e fëmijëve në automjete të mbyllura gjatë vapës së verës. 

“Edhe pak minuta mund të jenë fatale për një fëmijë në këto kushte ekstreme,” paralajmëruan autoritetet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button