Ferizaj: Policia kap të miturin pasi në banesën e tij gjeten kokainë marihuanë, armë gazi dhe para të gatshme
Një operacion policor në Ferizaj ka çuar në arrestimin e një të mituri, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë zbuluar sasi të konsiderueshme narkotikësh, armë dhe mjete të tjera që dyshohet se shërbenin për shpërndarje.
Ngjarja ka ndodhur më 23.02.2026, në rrugën “Hysen Terpeza” në Ferizaj.
Sipas policisë vlera e substancave narkotike kap vlerën 1.500€
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe nënës së tij, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale:
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”



