Fushata për balotazh nis të hënën

Të hënën më 3 nëntor fillon fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Fushata mbaron më 9 nëntor, në ditën e zgjedhjeve, tha të premten Arianit Elshani, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Disa afate kohore që janë të rëndësishme për opinionin dhe për subjektet politike: fushata zyrtarisht do të jetë shtatë ditë. Do të fillojë më 3 nëntor dhe do të mbarojë më 9 nëntor, që është data e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Elshani në një mbledhje të KQZ-së të mbajtur të premten.

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale u zhvillua më 12 tetor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button