Ballina

Gazetari Naim Kryeziu padit televizionin Kanal10

Gazetari Naim Kryeziu gjatë ditës së hënë ka njoftuar se ka paditur televizionin Kanal10 për largim nga puna në mënyrë arbitrare.

Së bashku me Kryeziu nga puna në këtë mënyrë kanë larguar edhe kameramanin Fatos Rakovica.

“Unë së bashku me kolegun Fatos Rakovica njoftojmë opinionin publik se sot kemi dorëzuar padi ndaj Kanal10, për shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të mia si punëtor”, ka shkruar Kryeziu në reagim.

Tutje Kryeziu ka njoftuar se kjo kompani na ka larguar nga puna në mënyrë krejtësisht arbitrare, pa asnjë paralajmërim, pa ndonjë bazë ligjore dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës të Republikës së Kosovës. Për më tepër, pagat tona për muajin shkurt dhe mars nuk janë ekzekutuar deri më sot, duke na lënë pa të ardhura dhe duke shkelur rëndë të drejtat tona ekonomike dhe humane.

“Skandaloze dhe e patolerueshme është edhe fakti se Kanal10 nuk na ka paguar kontributet pensionale gjatë periudhës së punësimit, duke na dëmtuar direkt në aspektin afatgjatë financiar dhe duke shkelur obligimet ligjore që ka çdo punëdhënës në këtë vend”, ka shkruar tutje Kryeziu.

Postimi i plotë:

Reagim zyrtar ndaj Java Multimedia Production/Kanal10

Unë së bashku me kolegun Fatos Rakovica njoftojmë opinionin publik se sot kemi dorëzuar padi ndaj Kanal10, për shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të mia si punëtor.

Kjo kompani na ka larguar nga puna në mënyrë krejtësisht arbitrare, pa asnjë paralajmërim, pa ndonjë bazë ligjore dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Punës të Republikës së Kosovës. Për më tepër, pagat tona për muajin shkurt dhe mars nuk janë ekzekutuar deri më sot, duke na lënë pa të ardhura dhe duke shkelur rëndë të drejtat tona ekonomike dhe humane.

Skandaloze dhe e patolerueshme është edhe fakti se Kanal10 nuk na ka paguar kontributet pensionale gjatë periudhës së punësimit, duke na dëmtuar direkt në aspektin afatgjatë financiar dhe duke shkelur obligimet ligjore që ka çdo punëdhënës në këtë vend.

Këto veprime përbëjnë jo vetëm një abuzim të rëndë të pozitës së punëdhënësit, por edhe një krim social ndaj punëtorëve që çdo ditë japin maksimumin në një industri të vështirë si ajo e medias.

Ne kemi autorizuar avokatin tonë, z. Qendrim Arifi, për të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë kundër këtij abuzimi dhe për të kërkuar kompensim të plotë material dhe moral. Drejtësia do të kërkohet deri në fund.

I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë rast me seriozitet dhe të ndalojnë këto praktika të turpshme që cenojnë të drejtat bazë të punëtorëve në Kosovë.

Askush nuk është mbi ligjin.

Heshtja përballë padrejtësisë është bashkëfajësi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button