Ballina

Tentimi i gjashtë: A do ta ketë epilogun e njëjtë edhe sot seanca konstituive?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot, nga ora 10:00, për të vazhduar seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë. 

Në rend dite është paraparë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Në përpjekjen e fundit, kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët. 

Ajo mori 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime – numra që nuk mjaftuan për zgjedhjen e saj. Kryesuesi Avni Dehari pati konstatuar se propozimi nuk kalon dhe seanca u ndërpre.

Partitë opozitare kanë bërë të qartë se nuk e përkrahin Haxhiun për postin e kryeparlamentares, ndërsa nga Vetëvendosje kanë theksuar se nuk do të tërheqin kandidaturën e saj.

Mbetet të shihet nëse sot do të ketë lëvizje që do të çojnë drejt zhbllokimit të kësaj situate politike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button