Lajme
Gjendet i vdekur mërgimtari nga Ferizaj, konfirmohet nga Policia

Avni Agushi, 72 vjeçari nga Ferizaj është gjendur i vdekur. Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi Kanun Veseli e ka konfirmuar lajmin.
“Njoftim
Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, është shprehur ai.
Agushi kishte ardhur për pushime në Kosovë.