
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës.
SHKKSH, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës.
Po ashtu, ata kanë falënderuar ata që janë angazhuar dhe kanë bashkëpunuar në kërkimin e Mehmetit.
Ndryshe, paraditen e sotme, SHKKSH, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i cili ishte larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij: Mercedes-Benz.



