Gjiganti spanjoll arrin marrëveshje me Grimaldon

Atletico Madridi ka arritur marrëveshje personale me Alejandro Grimaldon për një kontratë deri në vitin 2029.
Tani klubi spanjoll duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Bayer Leverkusenin, që pritet ta lejojë largimin e mbrojtësit për rreth 15 milionë euro.
Grimaldo, i cili dëshiron të rikthehet në Spanjë, zhvilloi një sezon fantastik me Leverkusenin, duke regjistruar 14 gola dhe 12 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat.



