Gjykata e Apelit e ul dënimin në 13 vjet ndaj Muhamet Alidemajt, i cili ishte i dënuar për krime lufte

Muhamet Alidemaj është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës ndaj popullsisë civile, duke u dënuar me 13 vjet burgim.

Vendimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, i cili njoftoi se Alidemaj është fajtor për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullsisë civile në bashkëkryerje.

Rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, e cila ka prishur aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Themelore.

Fillimisht, Gjykata Themelore e kishte dënuar Alidemajn me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa pas shqyrtimit nga Apeli, dënimi ndaj tij është ulur në 13 vjet burgim.

Artikuj të tjerë

Back to top button