Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Mëngjesin e së premtes është kryer një grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, teksa bëri të ditur se një person i maskuar nën kërcënimin e armës, ka grabitur një shumë të parave.
Njëherit, njoftoi se Policia tashmë ka nisur veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit