Grabitje me thikë pas mesnate në Prishtinë, cak dy shtetas të huaj

Dy persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se janë grabitur në një parking në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth mesnatës, ku 5-6 persona të dyshuar, dy prej tyre nën kërcënimin e një thike u kanë marrë viktimave një shumë parash.

Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Rasti në procedurë hetimore!”, thotë PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button