Grabitje në Çagllavicë, i maskuari grabit 1.200 euro nga recepsioni i një vile

Një grabitje e armatosur është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, kur një person i maskuar, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, ka hyrë në recepsionin e një objekti të vilës, ku ka kërcënuar me armë zjarri recepsionistin me iniciale P.B.

I dyshuari ka kërkuar para nën kërcënimin e armës, ndërsa viktima ka dorëzuar shumën prej 1.200 euro.
Pas grabitjes, personi i dyshuar është larguar në këmbë në drejtim të arave, duke u zhdukur në një drejtim të panjohur.

Ndërsa rasti është nën hetim nga policia.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button