Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri – shpërthimi shkakton dëme materiale 

Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vushtrri, duke shkaktuar dëme materiale në oborrin e një shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur më 27.02.2026 rreth orës 04:50, në rrugën “Jeton Terstena”. Sipas ankuesit, H.Gj (54-vjeçar), ai është njoftuar nga një familjar se një person i panjohur kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij, e cila ishte e pabanuar në atë moment.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Gjatë deklarimit, ankuesi ka shprehur dyshime ndaj një personi, A.B (25-vjeçar), i cili është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për identifikimin e mjetit shpërthyes, si dhe Njësia Rajonale e Hetimeve, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe foto-dokumentimin e vendit të ngjarjes.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e autorit.

Artikuj të tjerë

Back to top button