
Një rast i sulmit fizik është evidentuar në Gllogoc.
Një grua raportohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj
Policia bën me dije se palët janë shoqëruar në stacion policor, ku u intervistuan në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
“Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Nderkaq rasti është iniciuar si “dhuna në familje”
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.



