
Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara në Hagë.
Lidhur me këtë zhvillim pati reagime të ndryshme duke ngritur dyshime nëse ky ligj mund të ndikojë realisht në proceset gjyqësore në Hagë.
Lidhur me këtë, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar edhe Përparim Gruda nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv
“…Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk e shkel Kushtetutën dhe nuk i shkel detyrimet ndërkombëtare të Kosovës…” – tha fillimisht ai.
Sipas Grudës, ky ligj mund ta sjellë shtetin e Kosovës në një përplasje juridike dhe institucionale me Gjykatën Speciale.
“…Nëse kjo ndodh, Kosova duhet të qëndrojë fuqishëm prapa ligjit të vet. Jam i bindur se në fund Gjykata Speciale do të duhet ta zbatojë atë…”, potencoi ai.
Gruda u përgjigj edhe në tri pyetje: “A është shkruar ligji siç duhet? Po. A e pengon ligji Dhomën Kushtetuese në Hagë që ta rrëzojë këtë ligj? Po. A e shkel kjo Kushtetutën? Jo.” – tha ndër tjerash ai.



