Hajnat i vjedhin lipjanasit arin në vlerë të pesë mijë eurove

Një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij, në fshatin Topliqan të Lipjanit, kanë hyrë hajnat dhe i kanë vjedhur një pistoletë dhe sasi ari në vlerë rreth 5 mijë eurove.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti është raportuar të ketë ndodhur të premten. Pistoleta e vjedhur është me leje dhe e kalibrit 9×19 milimetra.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.