Hamiti: Qeveria e dëmshme për vendin ndëshkohet, nuk shpërblehet

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se pasi e ka pranuar autonominë politike-territoriale për serbët dhe e ka futur Kosovën nën sanksione të BE-së, Albin Kurti po e kërkon votën për qeverinë Kurti 3.
Ai ka bërë me dije se VV-ja po tenton formimin e qeverisë 8 muaj pas zgjedhjeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Qeveria e dëmshme për vendin duhet të ndëshkohet e jo të shpërblehet.
“Mbasi pranuan “vetëmenaxhim për serbët”, efektivisht autonomi politike-territoriale për këtë komunitet, dhe e pllakosën Kosovën nën sanksione të BE-së prej vitit 2023, tash po i kërkojnë votat (që thoshin se i kishin!) për ta bërë Qeverinë e re të Vetëvendosjes, tetë muaj mbas zgjedhjeve nacionale të shkurtit. Qeveria e dëmshme për vendin ndëshkohet, nuk shpërblehet”, ka shkruar ai.