Hamza pasi shpalli kandidaturën pati një mesazh për Krasniqin e Hoxhajn

Bedri Hamza ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në njoftimin e tij në Facebook, Hamza ka falënderuar Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin që udhëhoqën PDK’në.

“Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.”

Përpos Hamzës, ende nuk ka kandidatura tjera zyrtare.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të PDK-së,

Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së.

Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.

Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja.

Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.

Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane.

PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.

Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button