Hamza reagon pas dorëheqjes së Memli Krasniqit: E drejtoi partinë në periudhat më të vështira

Bedri Hamza ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Hamza ka falënderuar Krasniqin për kontributin e tij në udhëheqjen e PDK-së.

Postimi i tij:

Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.

Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!

Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë.

Artikuj të tjerë

Back to top button