Hapësirat e përbashkëta në veri të Kosovës si ura lidhësemes shqiptarëve dhe serbëve

Në një shoqëri ku ndarjet mes komuniteteve, sidomos atyreshqiptare dhe serbe, janë të dukshme, ambientet që ifrekuentojmë pothuajse çdo ditë, si lokalet e kafeneve, furrat e bukës dhe vendet e punës, janë hapësira ku shqiptarët dhe serbëtnë veri të Kosovës takohen, pavarësisht problemeve ndëretnike.
Gjatë këtij viti, përputhja e agjërimit të Pashkëve dhe muajit tëRamazanit krijoi një situatë të veçantë, ku një pjesë e madhe e popullsisë në Kosovë agjëronte në të njëjtën kohë, secili sipasbesimit të tij. Në këtë kontekst, jeta e përditshme tregoi se dallimet mund të shndërrohen në ura lidhëse.
Në mjediset me shumicë serbe, si Graçanica, objektetgastronomike përshtatën ofertën e tyre për të përmbushurnevojat e të gjithë besimtarëve. Restorantet dhe furrat e bukës u kthyen në vende ku respektohen dallimet fetare dhe kultivohetbashkëjetesa përmes ushqimit.
Një nga shembujt më të mirë është restoranti “Etno Kuća” nëGraçanicë, ku klientët janë kryesisht shqiptarë, sidomos gjatëRamazanit. Gjatë kësaj kohe, restoranti ofroi menu iftari, por gjithashtu edhe ushqime pa yndyrë shtazore për besimtarëtortodoksë.
Nga ky restorant thanë se tash e 13 vite kanë menu Ramazani për besimtarët myslimanë, ndërsa thanë se planifikojnë që ta vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.
“Po, sigurisht që planifikojmë. Tashmë prej 13 vitesh çdoRamazan kemi menu, duke qenë se 75% e mysafirëve tanë janëtë besimit mysliman. Mysafirët janë shumë mirënjohës dhe e vlerësojnë që ne përpiqemi t’u dalim në ndihmë”, thanë nga“Etno Kuća”.
Suzana Pavlovic qytetare serbe, e cila jeton
në MitrovicwnVeriore thekson se bashkëjetesa mund të jetë natyrale, por jo gjithmonë e lehtë.
“Në restorante, në vendet e punës apo në hapësira të tjera tëpërbashkëta, njerëzit shpesh ndajnë të njëjtat detyra, interesa dheprobleme të përditshme, kështu që përkatësia kombëtare nukështë në plan të parë. Megjithatë, për shkak të së kaluarës dherrethanave shoqërore, ndonjëherë nevojitet përpjekje shtesë përtë ndërtuar besimin dhe ndjenjën e sigurisë mes njerëzve”, tregoiajo.
Sipas saj, ndërveprimet e përditshme luajnë rol kyç nëndryshimin e perceptimeve mes komuniteteve.
“Përmes punës
së përbashkët, bisedës dhe kontaktit tëpërditshëm, njerëzit kanë mundësi të njihen më mirë dhe tëtejkalojnë stereotipet që mund të kenë për njëri-tjetrin. Këtomarrëdhënie shpesh tregojnë se është e mundur të ndërtohetkomunikim dhe bashkëpunim normal pavarësisht dallimeve apo tensioneve politike”, shton Pavlović.
Ky tekst është realizuar nga bashkautorët: Besarta Jashari dhe Bojan Miladinovic, në kuadër të një projekti të përbashkët mes AGK-së dhe UNMIK-ut, i cili synon promovimin e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve)



