Hapet procesi i regjistrimit për votim për personat me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar fillimin e regjistrimit për votim, për personat me nevoja të veçanta.

Afati do të jetë i hapur nga sot, deri më 21 dhjetor,

“Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ-ja mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës së KQZ-së (https://vpnv.kqz-ks.org/sq/”) ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.




Artikuj të tjerë

Back to top button