Haradinaj i ashpër me Kurtin: Duam ta heqim mashtruesin, shko Albin, shko Dejonë, shko Nagip

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush haradinaj, ka thënë se ata e thonë të vërtetën dhe shqip, nuk e fshehin.
Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, e ka quajtr Albin Kurtin, njeri të lig dhe mashtrues.
Prandaj, sipas tij, duhet të largohet një mashtrues nga qeverisja, sepse duan siguri dhe miqësi me Amerikën.
“E vërteta është kështu, në kohërat e vështira janë krijuar njerëz të mëdhenj, disa janë këtu e disa janë gjallë, ata jemi ne. Kur vjen koha e mirë krijohen dalin edhe njerëz të ligj, Albin Kurti është njeri i ligë, klika e tij janë njerëz të ligj. Këta këtu janë njerëz të zotë, në secilën sferë të jetës kanë dhënë prova të gjalla. Për Kosovën fituese, ja sot ja kurrë, sot po, me 9 shkurt, 137 ja ku jemi. Për me fitu Kosova duhet ta heqim mashtruesin, e pse duhet ta heqim, duhet ta heqim, sepse duam siguri të plotë dhe të përhershëm, duam anëtarësim në NATO me planin aksionar, duam miqësi me Amerikën. Duam ta heqim mashtruesin sepse duan siguri energjetike, sepse nuk duam të blejmë energji nga dostat e tij. Shko Albin, shko Nagip, shko Dejonë, shko Martin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënën se duan t’i kryejnë projektet që i ka lënë pa përfunduar, si autostrada e Gjilanit, atë të Gjakovës, si dhe autostradën e Dukagjinit.
“Shko Albin se nuk duam paga nën 1 mijë euro në sektorin privat. Shko Albin se ne e duam familjen, shko se do ta ruajmë edhe nga ti Albin dhe soji yt, do ta krijojmë Ministrinë e Familjes”, theksoi ai.
“Shko se nuk na vjen marre pse kemi qenë në UÇK dhe nuk na vjen marre që kemi luftuar për liri, ti je mercenar, nuk është UÇK-ja mercenare, por ti dhe soji yt jeni mercenarë”, tha Haradinaj.