EkonomiBallina

Haradinaj: Mirëpres mundësinë konsultative të LDK-së, por angazhohem për qeveri të Opozitës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pak para fillimit të seancës së 12-të konstituive.

Ai ka thënë se partia që ai udhëheq nuk do të marrë pjesë në një takim ku merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, AAK-ja është e përkushtuar për krijimin e një qeverie të dalë nga opozita.

“Jam i angazhuar për një qeveri opozitare dhe i hapur për konsultime me LDK-në, PDK-në dhe partitë e tjera opozitare. Nuk ka asgjë të keqe në ftesat për konsultime,” tha Haradinaj.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në një takim ku është e pranishme edhe VV-ja, ai u përgjigj shkurt “jo”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button