Harry Kane ndëshkon Shqipërinë, Anglia në avantazh

74′ Harry Kane ndëshkon Shqipërinë. Realizon pas rivënies nga këndi.

70′ Naser Aliji pëson dëmtim te Shqipëria.

67′ Mundësi e madhe për Shqipërinë, por Dean Henderson ia heq Nedim Bajramit topin në mometin e fundit.

62′ Largohen Eberechi Eze dhe Declan Rice te Anglia. Futen Bukayo Saka dhe Phil Foden.

57′ Eberechi Eze godet thellë në zonë, por Strakosha reagon sërish.

51′ Rast i madh për Arbër Hoxhën, mbron Henderson.

46′ Nis pjesa e dytë midis Shqipërisë dhe Anglisë.

45′ Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania. As Shqipëria, as Anglia nuk arrijnë të shënojnë gol.

39′ Adam Wharton ndëshkohet me karton të verdhë te anglezët.

37′ Super pritje nga Strakosha. Ia mohon golin Harry Kane-t.

31′ Korner për Shqipërinë, por asgjë konkrete.

26’ Hysaj është larguar nga ndeshja për shkak të lëndimit. Ivan Balliu ka zënë vendin e tij

18′ Elseid Hysaj “dridh” Anglinë me goditjen nga distanca.

15′ Ylber Ramadani merr karton të verdhë te Shqipëria.

12′ Korneri i dytë për Anglinë. Vazhdon inciativa e Tre Luanëve.

4′ Anglia provon e para. Strakosha mbron goditjen.

1′ Nis ndeshja Shqipëri-Angli në “Air Albania”.

________________________________________________________________

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Anglisë për kualifikimet në Kupën e Botës ka filluar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button