Lajme
Haxhinjtë nga Mitrovica vizituan vendet e shenjta në Medinë

Haxhinjtë nga Mitrovica nga dita e martë po qëndrojnë në Medinë.
Gjatë qëndrimit të tyre, ata kanë vizituar disa nga vendet më të rëndësishme historike dhe fetare, përfshirë Kodrën e Uhudit dhe varrezat e dëshmorëve, si dhe xhaminë Kibletejn dhe xhaminë e Kubasë.
Sipas Bashkësisë Islame të Mitrovicës, të gjithë haxhinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kthimi i tyre në vendlindje pritet të ndodhë mes datave 17 dhe 18 qershor.