Ballina

Haxhiu: Do të ketë takime me Nismën, VV mbetet e palëkundur në qëndrimin për kryeparlamentarin

Pas dështimit të seancës së 48-të konstituive, kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se do të ketë takime me Nismën për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje.

“Do të ndodhin takime dhe pas tyre do të njoftojmë publikun përmes mediave nëse arrihet marrëveshje apo jo,” tha Haxhiu, duke theksuar se qëndrimi i VV-së mbetet i qartë: “Sipas Kushtetutës dhe dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, VV-së i takon propozimi për kryeparlamentar.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button