Lajme

Haziri: Marrëveshja politike kërkon mirëbesim, jo cinizëm

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, para seancës konstituive të Kuvendit, kritikoi gjuhën cinike dhe ironike në procesin politik, duke e quajtur atë faktor që ka rënduar situatën.

Ai theksoi se marrëveshjet politike bëhen me mirëbesim dhe se përgjegjësinë për zhbllokimin e procesit e ka partia e parë.

“Kosova nuk ka fitues të mëdhenj, por fitues të parë që duhet të ulen dhe të bisedojnë,” u shpreh Haziri, duke shtuar se shpërndarja e Kuvendit ndodh vetëm kur dështon zgjedhja e Qeverisë, jo kur nuk konstituohet vetë Kuvendi.


Nuk ka të bëjë me ftesa të tilla cinizimi, ironia e kanë rënduar dhe e ka bërë më neverike ardhjen tonë cdo 48 orë, përvec gomarëve dhe insistimit të Arian Kocit, cinizmit ka rënduar t’i kthehemi normalitetit. Marrëveshja politike bëhet me mirëbesim, Kosova nuk ka fitues të mëdhenj, por fitues të parë, që të ulet dhe të bisedojë me partitë politike. Shpërndarja e Kuvendit vjen kur dështon Kuvendi me zgjedh Qeverinë e jo kur dështon kur konstituon vetveten, sepse është problem i partisë së parë”, tha Haziri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button