
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se njerëzit po e shohin me neveri rrjedhën e seancës konstituive.
Ai tha se partia e parë duhet ta menagjojë detyrën përmes një marrëveshjeje politike.
“Edhe deputet, edhe ministër është abuzim i pastër me pushtetin. Ministrat po shihen më shumë në prokurori sesa në zyra të qeverisë. Duhet të sanohet, duhet të largohet konflikti i interesit. Edhe kjo e ngarkon dhe mund të ndikojë në arritjen e një marrëveshjeje politike”, tha Haziri.
Ai u ndal edhe te deklarata e presidentit amerikan Donald Trump se do t’i kthehet dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Përmes një qeverie kalimtare duhet të jemi gati”, tha Haziri.