Ballina
Hekuran Murati lajmëron se shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin 55 euro shtesë në paga

Ministri në detyrë i financave Hekuran Murati, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, njoftoi qytetarët se duke filluar nga ky muaj shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin 55 euro shtesë në paga.
Postimi i plotë:
Nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.
Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.
Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit.