Hill: S’kam dijeni për asnjë krim nga Thaçi, prandaj vendosa të dëshmoj në Hagë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Hill, ka folur hapur për qëndrimin e tij ndaj UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet kundër tij në Hagë.
Duke komentuar akuzat ndaj Thaçit, Hill ka thënë në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu se, sipas tij, prokuroria është përpjekur ta vendosë mbi Thaçin përgjegjësinë komanduese për çdo krim që dyshohet se është kryer në Kosovë, duke tentuar ta bëjë atë figurën qendrore përgjegjëse.
“Asnjëherë nuk pashë një shembull të tillë. Unë nuk jam në dijeni të asnjë rasti të tillë kundër Thaçit. Nuk ka asnjë rast konkret kundër Thaçit. Prandaj ndjeva se duhet të shkoja në Hagë dhe të rrëfeja se çfarë dija. Po ju them se nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga z. Thaçi dhe prandaj shkova”, tha Hill.



