Historike: Kosova në “play-off” për Kupën e Botës

Kosova ka shënuar historinë duke arritur fazën “play-off” të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Dardanët shënuan fitore në udhëtim ndaj Sllovenisë, për ta siguruar pozitën e dytë në grup.

Kosova shënoi fitore me rezultat 2:0.

Për fitoren e Kosovës në Lubjanë shënuan Fisnik Asllani, i cili realizoi në minutën e gjashtë dhe Karniçnik që shënoi autogol në minutën e 60-të.

Kjo është hera e tretë që Kosova merr pjesë në kualifikime për Kupën e Botës dhe hera e parë që arrin fazën “play-off”.

Në kuadër të fazës së grupeve, Kosova do ta luaj ndeshjen e fundit të martën kundër Zvicrës. Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Artikuj të tjerë

Back to top button