PolitikëKosovëLajme

Hoxhaj: Do shihen efektet e vizitës së Gjuriqit në shtetet që kanë njohur Kosovën, Gërvalla s’dihet ku është dhe çka bën

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se gjatë gjithë stinës së verës ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka vizituar shumë shtete nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine, të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se fatkeqësisht do të shihen efektet e vizitës së tij.

Në anën tjetër, sipas tij, opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bën kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz.

“Sot po e shoh ministrin e jashtëm serb në vizitë në Tonga, shtet që e ka njohur Kosovën gjatë mandatit tim, por, çka më brengos është që ai gjatë tërë verës e deri më sot, ka vizituar shumë shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine dhe fatkeqsisht, do shihen efektet e vizitës së tij! Opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë Ministrja e Jashtme e Kosovës?”, shkroi ai.

Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se politika e jashtme nuk i ka siguruar vendit asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim për katër vite qeverisje

“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm!”, ka thënë ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button