NdërkombëtareBallina

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të vendosura nga Trump

“ËSHTË MESNATË!!! MILIARDA DOLLARË NGA TARIFAT PO RRJEDHIN TANI NË SHBA!,” shkroi Trump në rrjete sociale pak minuta para afatit në Washington, DC.

SHBA i vendosi Indisë një tarifë prej 50%, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse.

Trump gjithashtu kërcënoi me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë SHBA-së, duke nxitur kompanitë teknologjike të investojnë brenda vendit. Apple njoftoi një investim prej 100 miliardë dollarësh në SHBA pas presionit nga Shtëpia e Bardhë.

Javën e kaluar, administrata Trump publikoi një listë të re tarifash për dhjetëra partnerë tregtarë dhe shtyu afatin për marrëveshje dypalëshe deri më 7 gusht.

Sipas Trump, qëllimi i këtyre politikave është “barazia tregtare” dhe mbrojtja e ekonomisë amerikane, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ekonomitë e Azisë Juglindore, si Laosi dhe Myanmari, u goditën rëndë me tarifa deri në 40%. Ekspertët thonë se shumica e vendeve të prekura kanë lidhje tregtare të ngushta me Kinën.

Megjithatë, disa vende të mëdha si Britania, Japonia dhe Koreja e Jugut arritën marrëveshje për tarifa më të ulëta. BE-ja pranoi një tarifë prej 15%.

Tajvani u godit me tarifë 20%, por presidenti i saj tha se kjo është e përkohshme dhe bisedimet me SHBA-në vazhdojnë.

Kanadasë iu rrit tarifa nga 25% në 35% për shkak të “mosbashkëpunimit” në ndalimin e drogave, sipas Trump. Por shumica e eksporteve kanadeze përjashtohen nga tarifa për shkak të marrëveshjes USMCA.

Tarifat për Meksikën janë pezulluar për 90 ditë ndërsa vazhdojnë negociatat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button