Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se me nderime të larta është rivarrosur në Deçan, dëshmori Agron Gjocaj, që ishte në listën e personave të zhdukur.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se ceremonia e rivarrimit u zhvillua në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve institucionalë, të cilët nderuan jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
‘’Pas më shumë se 27 viteve ankthi, shprese dhe qëndrese dinjitoze, me peshën më të madhe të mbajtur nga familja e tij, Dëshmori Agron Gjocaj u rivarros me nderimin më të lartë në tokën e Kosovës së lirë që e deshi dhe për të cilin dha gjithçka’’, thuhet mes tjerash në njoftim.



