Iu sekuestruan 2 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy të dyshuar në Podujevë

Dy persona janë arrestuar në Lluzhën të Podujevës, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë 21.11.2025 – 01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre i janë gjetur dhe sekuestruar 2000 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button