Sport

Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s pas dy fitoreve bindëse

FIFA ka publikuar renditjen më të re për muajin qershor, pas angazhimeve të Kombëtareve në ndeshjet miqësore. 

Kosova ka përmirësuar pozicionin në ranglistë duke u ngritur nga vendi i 97-të në të 95-in.

Dy fitoret radhazi ndaj Armenisë dhe Ishujve Komore i kanë sjellë “Dardanëve” dy pikë pozitive në tabelën botërore. 

Në të kundërtën, Shqipëria ka shënuar një rënie të lehtë, nga pozita e 66-të ka zbritur në vendin e 68-të.  

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button