Justina Shiroka-Pula zyrtarisht presidente e re e Kosovës

Justina Shiroka-Pula është votuar në Kuvendin e Kosovës, duke marrë kështu postin e presidentes së vendit, pas zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje mes partive për zgjedhjen e kreut të shtetit. Shiroka-Pula si kunderkandidate kishte Elzia Hoxhajn.

Zgjedhja e saj vjen në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentes së Kosovës, pas disa propozimeve dhe zhvillimeve mes subjekteve politike.

Shiroka-Pula do ta ushtrojë mandatin si presidente e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procesit të votimit në Kuvend.

Ndryshe, zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit erdhi në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentes.

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti paraqiti disa emra si kandidatë të mundshëm për president. Fillimisht, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, propozoi Bekim Sejdiun, por ky i fundit e refuzoi kandidaturën e po ashtu nuk u pranua as nga PDK-ja.

Më pas, u diskutuan edhe emra të tjerë, përfshirë Feride Rushiti dhe Glauk Konjufcën. Megjithatë, këto propozime u kundërshtuan nga PDK-ja, e cila i cilësoi si kandidatura të papranueshme.

Në orët e mbrëmjes, Kurti doli me një propozim të ri dhe kërkoi që deputetët të mblidheshin në Kuvend. Ai propozoi që fillimisht të votohej projektligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas të votohej për kandidaten Justina Shiroka-Pula.

Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, tha se Shiroka-Pula ishte një emër i pranueshëm për partinë e tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button