Kajtazi: Për familje emblematike, Kurti në Kuvend e kishte Haradinajn – s’e thirri as në konsultime

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke theksuar se sipas tij, deri më tani ka munguar vullneti i sinqertë për të arritur një zgjidhje.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai është shprehur kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, është menaxhuar kjo çështje nga kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se Ramush Haradinaj nga pesha e kontributit do mund të ishte President, por siç tha, nuk është ftuar nga Kurti as për konsultime.
“Ky ka pasur qëllim manipulimi, se po të donte ta zgjedhte dikë President, nga familje emblematike, mendoj që e ka në Kuvend të Kosovës të tillë. Por, në Kuvend të Kosovës as që i ka thirrë për konsulta, në këtë rast Ramush Haradinajn, se nga pesha e kontributit, z.Haradinaj është njëri prej atyre që ka kontribuuar shumë për këtë vend. Unë mendoj që ky do të provojë të gjejë mënyra tjera për bllokim”, tha ai.



