Kandidati i VV-së për asamble në Ferizaj tërhiqet nga gara

Kandidati për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Visar Pajaziti, ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai njoftoi se vendimi vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda partisë.

Sipas tij, këto veprime kanë cenuar integritetin dhe etikën e garës demokratike, siç thotë ai, kanë krijuar një “ambient të pafavorshëm për zhvillimin e një procesi të ndershëm e të drejtë”.

“Në emër të vlerave që besoj dhe për të mos kontribuar në një situatë jo transparente, kam vendosur që të tërhiqem nga gara”, shkroi Pajaziti në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se aktiviteti i tij në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë si më parë dhe se mbetet anëtar e aktivist i pakursyer i organizatës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button